#HistoriShqiptare #AlmaÇupi #TvKlan | Historitë vijnë nëpërmjet xhirimeve në terren, duke treguar në detaje gjithë punën e njerëzve, duke i bërë model për të gjithë ata që ndjekin këtë emision të Alma Çupit.
Vizita në një qytet që e diferencon nga të tjerët është dëshira e çdo njeriu udhëtar në këtë planet. Gjirokastra e ka marrë këtë status. Bota e ka listuar në trashëgiminë e saj për një arsye: ky qytet është një nga të paktët e mbijetuar në Ballkan në stilin otoman. Çdo i huaj që vjen në Shqipëri e ka të shënuar në hartën e udhëtimit vizitën në qytetin e gurtë, me banesa kulla qytetare të shtrirë në shpatin e Malit të Gjerë mbi luginën Drinos. Dhe në fakt nuk ka turist që të largohet nga Shqipëria pa parë Gjirokastrën.
Por le të hedhim vështrimin përballë këtij qyteti. Do të ndeshim në një vargmal që duket se nuk mbaron. Është vargmali Shëndelli-Lunxheri-Bureto. Ky është thesari tjetër i Gjirokastrës. Aty struken fshatra me arkitekturë të vjetër, banorë që ruajnë traditën e mikpritjes, gatime karakteristike, objekte të lashta të besimeve të ndryshme aty janë ende në këmbë. Të gjitha bashkë bëjnë turin e dëshiruar për çdo turist. Nëse kërkoni të përjetoni Shqipërinë, unë ju ftoj në këtë udhëtim që ju mban më gjatë se vetëm një natë në Gjirokastër. “Live in Albania” do të thotë të zbulosh Shqipërinë përtej bregdetit.
Turi njëjavor krijuar nga agjencia “Adventure & Fun Albania” sjell vizitorë të huaj në këto zona. Udhëtimin e parë do ta bëjmë drejt fshatit Tranoshisht.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Негізгі бет Histori Shqiptare - Lunxheria, të huajt zbulojnë me kuaj fshatra unik - 26 Shkurt 2023
Пікірлер: 30