Ajo quhet Belkisa, sot 6 vjeç,me tipare të imta, trup të brishtë por të zhdërvjellët dhe sy kafe të mëdhenj që shprehin shikim tëzgjuar e të thellë.Një vajzë e vogël e cila kur mbushi 2 vjeç nuk shqiptonte asnjë fjalë tjetër përveç se fjalët "Mami" dhe "Babi"dhe përsëriste ato fjalë e ato veprime që shihte nga të tjerët.Nuk mund të lidhej me botën që e rrethonte në asnjë lloj mënyre,apo të lexonte mendimet e të tjerëve.Valmira, nëna e saj, e përkushtuar deri në detajet mëtë imta tek vajzat e veta, kuptoi se bija e dytë e saj nuk kishte të njëjtin zhvillim si vajza e madhe Selma. Këtu nisi kalvari i gjatë
i mundimeve për të kuptuar "Pse"-në e madhe, që para 4 vjetësh zor të merrje një përgjigje qoftë edhe të vogël.Gjatë vizitës që i bëmë në shtëpi,ajo shprehet se kur Belkisa ishte gati 2 vjeç nuk fliste, shihte ndryshime të mëdha në krahasim me vajzën e madhe dhe kuptoi që diçka nuk shkonte si në të folur ashtu edhe në të kuptuar. Pas shumë ekzaminimeve që u bënë, vijon ajo rrëfimin, nuk i thanë që ishtë autike plotësisht, sepse kjo mund të përcaktohej vetëm në moshën tre vjeç, (pasi vetëm atëherë mund të vendosej një diagnosë), por i përcaktuan se duhej të vashdonte detyrimisht me terapi.
Babai i Belkisës, Gëzim Biba, familjar dhe shumë i ndjeshëm ndaj të bijave, duke parë impaktin e Belkisës në aspektin social, kuptoi se sjellja e vajzës së tij në ambjente publike paragjykohej dhe vështirë të mirëkuptohej.
Pas një serie të gjatë vizitash në qendra të ndryshme diagnostikimesh dhe analizash në një hark kohor gati 1 vjeçar, Belkisës I vendoset diagnoza: "Çrregullim I spektrit Autik". Asnjëri nga prindërit nuk e njihte këtë term. As në familje e as në shoqëri. Edhe ndër bluzat e bardha sapo kish filluar të qarkullonte .Qendra "Fluturo për Jetën" e hapur në Tiranë nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë u bë dritarja e shpresës për nënën dhe babanë e Belkisës. Belkisa sot i ka habitur të gjithë me ndryshimin në sjelljen dhe komunikimin e saj. Surpriza më e madhe u shënua ne Shtator, kur më datën 10-të ajo si të gjitha bashkëmoshataret e veta, mori çantën dhe u rreshtua në klasë të parë mes shoqeve të saj të reja. Ndiqni rrëfimet e prindërve, motrës , mjekëve dhe mësueses së Belkisës....
Tetor 2012
Негізгі бет Historia e Belkisës që filloi shkollen pas terapise për Autizmin...
Пікірлер: 19