Ajo është vetëm 26 vjeç dhe në jetën e saj ka kaluar shumë peripeci. Matilda Hysenaj që në momentet e para që erdhi në jetë u mohua nga babai i saj biologjik. Vitet që do të pasonin do të ishin një dramë për vogëlushen, e cila u abuzua seksualisht me dhunë që në moshën 13 vjeçe nga persona ende të paidentifikuar. Fill pas kësaj ngjarje, ajo nis të kurohej pas probleme të shëndetit mendor që pati. Mes lotësh dhe dhimbje për dramat e njëpasnjëshme që Matilda kishte kaluar, që nga vdekje e nënës dhe qëndrimi në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, sot 26-vjeçarja apelon për ndihmë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.
HISTORIA E TRISHTË E MATILDËS
Gjithçka nisi në vitin 1989, kur nëna e saj Violeta Hysenaj filloi një lidhje dashurie me një koleg të punës se saj. Personi në fjalë nuk pranoi shtatzëninë e zonjës dhe kur Matilda erdhi në këtë botë u mohua nga ai. Vajza u rrit me nënën e saj, e cila me shumë mund bëri të pamundurën që Matildës së saj mos t’i mungonte asgjë. Por fatkeqësisht vitet që do të pasonin do të ishin një drame për vogëlushen. Ne moshën prag adoleshencës me vajzën abuzojnë seksualisht disa persona qe edhe sot e kësaj dite Matilda nuk i njeh. Ajo ishte vetëm 13 vjeç ku pësoj tronditjen e madhe psikologjike dhe shpirtërore. Ishte e vështirë të harronte imazhet e saj natë dhe ditë pas dite gjendja e saj rendohej. Në këto kushte Matilda nisi të kurohej për shëndetin mendor. Por problemet dhe dhimbjet shtoheshin në këtë familje. Ne vitin 2010 nëna e saj, Violeta diagnostikohej me një sëmundje të rendë dhe të pashërueshme.
26 vjecarja e perdhunuar
Në vitin 2012, kur Violeta mësoi nga mjeket qe ditët e saj te jetës ishin të pakta, ajo vendosi qe gocën e saj, e cila vazhdonte të kurohej nga shëndeti mendor ta dorëzonte në spitalin Psikiatrik të Vlorës. Kjo ndarje ishte e dhimbshme mes nënës dhe të bijës. Kjo do të ishte dhe hera e fundit që Matilda do të ishte nën kujdesin e mamasë dhe nuk do ti dëgjonte me zërin por as nuk do të ndjente me përkëdheljen e saj. Në vitin 2012 Violeta nuk mundi dot të luftonte me kancerin dhe ndërron jetë në një spital duke lënë amanetet e fundit për të bijën Matilden. Matilda ka pak muaj që ka lënë ambientet e spitalit psikiatrik të Vlorës për të rinisur një jete të re, ndërsa ajo sot ka nevojë për ndihmë.
1 nentor, 2016
Негізгі бет Ойын-сауық Historia e Matildës: Braktisja nga babai, përdhunimi që fëmijë dhe tmerri në psikiatri
Пікірлер: 74