Deri para pak javësh, Dionis Lufi ishte një nga nxënësit e shkollës "Ndue Pjetri" në Pukë. Sot, ai është i njohur nga bashkëmoshatarët e tij falë një videoje të publikuar në "Portalin Shkollor". Në këtë video, Dionisi ka interpretuar me plot emocion një vjershë në dialektin gegë, e cila është parë dhe shpërndarë nga mijëra ndjekës.
Për ALBAS Media, Dionisi tregon emocionet dhe vështirësitë e këtij interpretimi. Në këtë rrëfim, ai është shoqëruar nga tre mbështetësit e tij më të mëdhenj: mësuese Marta, mësues Zefi dhe mamaja e tij Albana.
#albas #albasmedia #kidsbooks
Негізгі бет Historia/ Një nxënës model që pushtoi rrjetet sociale
No video
Пікірлер