Mesazhi i predikuar në Kishën e Hirit Tiranë, më 10 Maj 2020.
Përmbledhje e Mesazhit të Habakukut 2:4-20: Ne, njerëzit e Perëndisë, që Ai na ka bërë të drejtë në Krishtin, le të ecim me anë të besimit në çdo kohë duke iu bindur Fjalës së Tij sepse Perëndia në kohën e Tij do të gjykojë të gjitha gjërat në drejtësinë dhe shenjtërinë e Tij.
I. E vërteta 1: Ne si njerëzit e Perëndisë megjithëse nuk kemi të gjitha përgjigjet, ne duhet të jetojmë me anë të besimit (Hab. 2:4-5)
II. E vërteta 2: Perëndia do të gjykojë të padrejtët (Hab. 2:6-19)
III. E vërteta 3: Perëndia pret të gjithë njerëzit t’i përgjigjen shenjtërisë së Tij (Hab. 2:20)
"4 Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij.
5 Përveç kësaj vera e tradhëton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.
6 Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".
7 A nuk do të ngrihen vallë papritur kreditorët e tu dhe nuk do të zgjohen torturuesit e tu? Dhe ti do të bëhesh preja e tyre.
8 Duke qenë se ti ke plaçkitur shumë kombe, tërë kusuri i popujve do të të plaçkitë ty për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës që i është bërë vendit, qyteteve dhe tërë banorëve të tij.
9 Mjerë ai që është i pangopur për fitime të mbrapshta për shtëpinë e tij, për të vendosur folenë e tij lart dhe për t'i shpëtuar fuqisë së fatkeqësisë.
10 Ti ke programuar turpin e shtëpisë sate, duke shfarosur shumë popuj, dhe ke mëkatuar kundër vetvetes.
11 Sepse guri do të këlthasë nga muri dhe trari do të përgjigjet nga dyshemeja.
12 Mjerë ai që ndërton një qytet me gjak dhe themelon një qytet me paudhësi!
13 Ja, a nuk vjen vallë nga Zoti i ushtrive që popujt të lodhen për zjarrin dhe kombet të lodhen për asgjë?
14 Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë të Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin.
15 Mjerë ai që i jep të pijë të afërmit të tij, duke i dhënë shishen e vet, dhe e deh për të parë lakuriqësinë e tij!
16 Ti do të ngopesh me turp dhe jo me lavdi; pi edhe ti dhe mosrrethprerja jote le të zbulohet lakuriq. Kupa në të djathtë të Zotit do të drejtohet nga ti dhe poshtërsia do të mbulojë lavdinë tënde.
17 Sepse dhuna e ushtruar në Liban do të të mbulojë, dhe shkatërrimi i kafshëve do të të mbushë me tmerr, për shkak të gjakut njerëzor të derdhur dhe të dhunës së ushtruar mbi vendin, qytetet dhe tërë banorët e tij.
18 Çfarë dobie sjell figura e gdhendur, kur gdhendësi që e ka bërë, apo një figurë e shkrirë që të mëson gënjeshtrën, që punuesi i saj të ketë besim te puna e tij, duke fabrikuar idhuj të heshtur?
19 Mjerë ai që i thotë drurit: "Zgjohu!", apo gurit të heshtur: "Çohu!". A mund t'ju mësojë ai diçka? Ja, është i mbuluar me ar dhe me argjend, por në të nuk ka asnjë frymë jete.
20 Por Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; tërë dheu le të heshtë përpara tij."
Негізгі бет I Drejti Do Të Jetojë Me Anë Të Besimit | Habakuku 2:4-20 | Kisha e Hirit Tiranë
Пікірлер