Kohë më parë Insajderi kishte publikuar pamjet ekskluzive ku biznesmeni Faton Dalladaku po i jepte para
personave si Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi. Ata u akuzuan e gjykuan. Në disa raste, çuditërisht, u shpallën të pafajshëm, ani pse ekzistojnë këto video.
Për të, as nuk ishin grupi i parë e as i fundit që dyshohet se i bënë presione, shantazhe, fajde e zhvatje
për paratë e tij.
Për herë të parë ai ka rrëfyer për InDoks sagën e tij disa vjeçare. Zyrtarisht ai nga Prokuroria
konsiderohet si viktimë e grupit të Ismet Osmanit, i njohur si ‘Curri’. Një hetim po vazhdon edhe kundër biznesmenit tjetër, Zekë Jasiqi, ku denoncues është Dalladaku.
Ai në këtë intervistë të gjatë për InDoks ka rrëfyer edhe për telashet që i ka me vëllezërit Krasniqi, që në
publik njihen si djemtë që i sollën në Kosovë aparatet e bixhozit. Djemtë e Apexave.
Shantazh. Zhvatje. Marrje pronash. Marrje parash. Vizita të natës për të ia marrë zyrën. Është një rrëfim
i dhënë nga një person që jeton në Kosovë, por historia duket si nëpër filma amerikanë me gangsterë.
“Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve”, e diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe
Insajderi.TV në KZitem.
#InsajderiTV
Негізгі бет InDoks | Rrëfimi I Faton Dalladakut
Пікірлер: 8