Isuf Kalo, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, tregon ka qenë Hysni Kapo që e thërriti në shtëpi dhe i njoftoi vendimin se do t'i shërbente diktatorit të asaj kohe.
Në një intervistë për emisionin "Opinion" në Tv Klan, Isuf Kalo u shpreh se fillimisht ishte vetëm ai mjeku që kujdesej për të.
Isuf Kalo: Në Korrik '73, Hysni Kapo më thirri në shtëpi bashkë me Profesor Fejzi Hoxhën dhe më tha që partia ka vendosur të të japë një detyrë shumë të rëndësishme, jetësore, që ti të kujdesesh për shokun Enver. Dhe tha që po e bëre mirë, partia dhe populli nuk do ta harrojë kurrë.
Blendi Fevziu: Dhe ju u vendosët si mjek personal pranë Enver Hoxhës? Që do të thotë, ju e takonit personalisht çdo ditë Enver Hoxhën?
Isuf Kalo: Jo absolutisht. Enver Hoxha kishte relacione të caktuara me sëmundjen. Ai nuk donte që të jetonte për diabetin, por mjekonte diabetin për të jetuar, për të vazhduar funksionet e tij. Ai konsultohej shumë herë sepse ne e kërkonim, jo sepse kërkonte ai. Por e dinte që unë isha përgjegjës për të, dhe herë pas here kaloja që e kontrolloja, bisedoja me të.
Негізгі бет Isuf Kalo: Enver Hoxha aktronte, kishte ne dore gjera qe i ka Zoti
Пікірлер