I panjohuri i dytë për të cilin kryeministri Edi Rama duhet të gjejë identitetin është Mc Kresha. Një prej reperave që ka bërë histori, por gjithashtu edhe shumë hermetik sa i përket detajeve personale duke ia lënë dritën e prozhektorëve këngëve të tij.
Sonte, në “Të Panjohurit”, kuicin e famshëm të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama i cili është lojtari special i fundvitit, duhet të gjejë se cila prej alternativave përkon me reperin. I dyzuar, ai vendos të kërkojë ndihmën e tij të parë për të kuptuar edhe si funksionon ajo.
Mc Kresha: Jetës nuk i dihet prandaj njeriu duhet të kërkojë alternativa. Viti, s’e mbaj cili vit që unë nuk e festoj me familjen time për shkak se duhet të jem nëpër koncerte. Ju nuk morët pjesë në gara europiane se përndryshe do të takoheshim dhe do ju mposhtnim.
Ardit Gjebrea: Atëherë?
Edi Rama: Atëherë është trajner. Po, trajner. Trajner i licencuar nga UEFA. Në hënë, në hënë. Për futboll.
Ardit Gjebrea: Pra hëna apo futbolli?
Edi Rama: Epo tani… pastaj i bie të shkojmë te ndonjë gjë tjetër kështu që unë do rri midis të dyjave, kështu që trajner dhe të dalë ku të dalë, trajner.
Rama shtyp pulsantin për të konfirmuar përgjigjen e tij që arrin të fitojë 900 eurot që ndodhen në pasaportën e Kreshës. Gjatë bisedës, reperi thotë se ka edhe një “rivalitet” me kryeministrin.
Edi Rama: Ma lehtësoi ndihma.
Mc Kresha: Jemi rivalë të vjetër me kryeministrin.
Edi Rama: Nuk do ta kisha gjetur dot.
Ardit Gjebrea: Pse je rival me kryeministrin?
Mc Kresha: Se unë suportoj Liverpulin, ky suporton Juventusin.
Edi Rama: Se m’u duk shumë afër të panjohurit që do të shkojë në hënë.
Mc Kresha: E vlerësoj.
Edi Rama: Edhe kur tha “jetës nuk i dihet”, mendova nuk i dihet këtu në tokë, po shkoj në hënë dhe po rri rehat.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edirama #mckresha
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет “Jemi rivalë të vjetër”, Mc Kresha fsheh nën bluzë arsyen e konkurrencës me Ramën
Пікірлер