#oranews #florianmarku #fjalim #cermonia #boksingerongpinoy
Florian Marku është vlerësuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” sot në një ceremoni të organizuar nga kryeministri Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.
E nisi fjalimin e tij duke treguar historinë e jetës, të ardhur nga një familje e thjesht lushnjare, vështirësitë në emigrim, si u përball me mashtrimin kur shkoi në Angli.
“Më thanë hajde në Angli, do kesh gati shtëpinë, palestrën, makinën. Mora nusen dhe u nisa. U mashtrova. Asgjë nuk ishte gati. Ia nisa nga zero. E pata ëndërr të boksoja në Angli dhe nuk u dorëzova” tregon Marku.
Kërkon tu përcjellë mesazhin të rinjve se “Asnjë gjë nuk është fat në këtë jetë. Do shumë punë, sakfrica. Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është” I vetëdijshëm për paragjykimet që shpërthyen pas ndeshjes Florian Marku tregoi dhe sakrificën e fundit që iu desht të bënte në ndeshjen e 25 gushtit duke hyrë në ring me dorën e dëmtuar edhe pse mjekët e këshilluan që të mos boksohej.
“Më paragjykojnë dhe mua se Floriani ka fat ose nuk e meriton. Por o meritoj unë nuk e meriton askush. Nuk e dini çfarë kam kaluar në jetën time pë rtë arritur këtu ku jam. 3 javë më parë kam goditur dorën, doktorët më thanë që të mos ndeshesha. Para ndeshjes kam bërë anestetikë vetëm e vetëm që të mos e ndjeja të djathtën,” tha Marku.
Ai njoftoi se po flitet dhe për një nismë atë të ndërtim të palestrave të reja me mbiemrin “Marku” nga veriu në jug.
"Kam kaluar shumë gjëra por dashuria e madhe më ka bërë që kurrë të mos dorëzohem. Unë u them të rinjve që e dashurojnë sportin. Kurrë mos u dorëzoni dhe dita do të vijë dhe për ju" tha Marku.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/sport/doktoret...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZitem bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Негізгі бет Ойын-сауық Jeta e vështirë dhe premtimi që i bëri nënës kur punonte pastruese, fjalimi i plotë i Florian Markut
Пікірлер: 29