Koncert në Tiranë me këngë të zgjedhura nga
Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 1988
Kam një grua teveqele
shkon për bath e bie bizele,
kur mer fshesën për të fshirë
tre sahat e çon avllinë.
Pse kundon kështu o lum ( kundon = flet )
po ti je më keq se unë,
kur nisesh vete për dru
do dy ditë të kthehesh t`hu.
S`të vjen rrëndë nga gjitonia
si mavri bërë shtëpia,
kur shikon gjellën për kripë
katër lugë e një kafshitë.
Ah, e zeza se çmë ka gjet
çmë ka rënë mua në pjesë,
një herë në javë shkon në punë
mos bëfsh gëk se rrëmben drunë.
Mos më ri si pulë mulliri
ngrije kokën shikom drejt,
më grive plakun me gërnjë
u bëfsh dreq u befsh lanet.
Rri rehat more veqil
se je burrë s`je xerxebil,
se kemi një tufë femijë
jalla mos ngjafshim në ty.
Mos e zgjat se s`ka lezet
se dëgjon gjith ky milet,
i gjith mileti ta mar vesh
se më je bërë peshqesh.
Bëm shaka sa deshëm vet
dhe kjo që thamë s`është e vërtet,
e të kam zot e më ke zonjë
jeta jonë mjalti në gojë..
Негізгі бет Jo mor jo se bëjm shaka - Grupi i Trëblovës
Пікірлер: 60