Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2000
Djemtë e Vlorës,
marrës - Vasil Sera
kthyes - Viron Laçi
hedhës - Sadik Hodaj.
Hopa-hopa këngën'o
Këngën'o, vallen'o
shkojnë dhe vijnë zonjat'o
vallë kë martojën'o
breshkën e ugarit'o
cinxurin e malit'o..
Shkoni moj zonja, shkoni
qeshni dhe këndoni
siç e do zakoni..
Bërr, bërr, bërr, xhindeja
Po do vish ti moj bejkëza,
Fjeta mbrapa malit
gjetçë frërin e kalit
ia vara gomarit,
kërr, kërr, kërr, zonja dhi,
me shëndet ato stoli...
Hajd' t'ia marrim këngës'o.
Këngës'o, valles'o
shkojnë dhe vijnë zonjat'o
vallë kë martojën'o ?
breshkën e ugarit'o
cinxurin e malit'o
Shkoni moj zonja, shkoni
qeshni dhe këndoni
siç e do zakoni
S'vij, s'vij, s'vij! - ftujëza
Po do vish ti moj zonjëza.
Fjeta mbrapa malit
gjetçë zilen e kalit
ia vara gomarit
kërr, kërr, kërr, zonja dhi
me shëndet ato stoli..
Hopa-hopa krushkës'o
Po ku e gjete moj mushkën'o?
E gjeta mbrapa malit'o!
Fjeta po nuk fjeta
ç'kërkova dhe gjeta
shalën e pashait
ia fala vëllait
kërr, kërr, kërr, zonja dhi
me shëndet ato stoli..
Негізгі бет Këngë Humoristike - Djemtë e Vlorës F.F.K Gjirokastër 2000
Пікірлер: 28