Këngë labe Balluket e ballit moj Nazif Çela Me tekst, Lapardha, Vlorë
Teksti i këngës:
Balluket e ballit moj
mbi sy të kanë rënë
si hëna mbas malit moj
si hënë e pabërë
Manushaqet lule
lulet që këpute
do t'i bëj varëse për gushe
ditën që do bëneç nuse
(përsëritet pas çdo strofe)
Lulet e fustanit moj
ngjajnë si argjëndë
kush t'i ka qëndisur moj
vetë apo jot' ëmë
Si do ia bësh djalit moj
kujto ç'i ke thënë
te burimi i zallit moj
shtegun ta ka zënë
Zogjtë nëpër fleta moj
ëmbël cicërojnë
me forcat e veta moj
foletë i ndërtojnë
Негізгі бет Këngë labe (Balluket e ballit moj Nazif Çela Me tekst, Lapardha, Vlorë)
Пікірлер: 8