Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë @SarandaWeb
Sot është hapur për qarkullim aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aksi, që përfshin tunelin e Skërficës, u organizua një aktivitet festiv me këngë e valle, ku një grup polifonik këndoi për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij.
Grupi "Zëri i Bilbilit" interpretoi një këngë të veçantë dedikuar kryeministrit Rama, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe deputetit Damian Gjiknuri. Të pranishëm në këtë event, përveç Ramës, ishin edhe ministrja Balluku, deputeti Gjiknuri dhe shumë qytetarë që u mblodhën për të festuar përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë
Në tekstin e këngës, grupi polifonik lavdëroi punën dhe përkushtimin e politikanëve që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Kënga u mirëprit nga të pranishmit dhe shkaktoi buzëqeshje tek vetë kryeministri dhe ministrat e tjerë. Teksti i këngës përmban vargje që tregojnë përkushtimin dhe përpjekjet për përfundimin e rrugës, duke vënë në dukje rolin kryesor të Ramës, Ballukut dhe Gjiknurit:
Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë
"I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim"
Nuk është hera e parë që grupet polifonike në Shqipëri këndojnë për politikanët. Këngë të tilla kanë qenë gjithmonë një pjesë e kulturës shqiptare, që përdoren për të nderuar figura të ndryshme publike. Në të kaluarën, grupe të ndryshme kanë kënduar edhe Enver Hoxhën, Sali Berishën, Fatos Nanon, për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke treguar rëndësinë dhe ndikimin e këngëve polifonike në shoqërinë shqiptare.
Ceremonia e sotme në Skërficë ishte një moment i rëndësishëm për komunitetin lokal dhe për të gjithë udhëtarët që tashmë do të përfitojnë nga rruga e re që lidh Gjirokastrën me Delvinën përmes tunelit të ri.
Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë
Website sarandaweb.net/
Facebook / sarandaweb.net
Instagram / saranda.web
KZitem / @sarandaweb
Tiktok / saranda.web
Pinterest / sarandaweb
in / sarandaweb
Linktree linktr.ee/sarandaweb
Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë
Негізгі бет Музыка Këngë për Edi Ramën - Tuneli i Skërficës, rruga Kardhiq - Delvinë
Пікірлер: 168