Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet me paratë e rindërtimit, ku kësaj herë një firmë nënkontraktore ka shkuar në një pallat në Malin e Robit, Kavajë, dhe po kryen punime pa asnjë dokument. Megjithëse janë bërë tenderët e rindërtimit, janë hedhur miliona euro dhe firmat fituese të tenderit, dhe ato nënkontraktore, ende nuk e dinë se çfarë pune do të bëjnë. Këtë e pranoi vetë pronari i firmës, i cili tha se “nuk e dimë se çfarë do të bëjmë”. Pallati 7 katesh në Njësinë Administrative Golem është shpallur me shkallë dëmtueshmërie DS4, ku pronari i truallit pohon se nuk ka asnjë letër apo projekt se çfarë punimesh do të kryhen atje.
Ai pohoi se i ka kërkuar informacion në rrugë zyrtare Bashkisë së Kavajës, institucion i cili ka bërë edhe tenderin me vlerë 97.444.459 lekë, por me shtesat e kontratave shuma ka shkuar në 1.3 milionë euro. Në momentin që grupi i xhirimit shkoi në atë pallat, disa punëtorë të një firme nënkontraktore po kryenin punime. Afër grupit të Fiks Fare u afrua një person, që pasi pyetet nga gazetarët se çfarë marrëveshje ka bërë me firmat fituese, shan dhe ofendon. Më pas pranon se nuk ka asnjë projekt, pavarësisht se punëtorët e tij kanë shkuar në ato ambiente. Por, jo vetëm që nuk tregon projektin apo dokumente, por vijon të ofendojë dhe kërcënojë grupin e xhirimit të Fiks Fare me frazat “Të sjell ropt te shtëpia në darkë, a e kupton apo jo!”..
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Kërcënohet Fiks Fare! Firmat e rindërtimit që fituan mln euro, punime pa projekt - Fiks Fare
No video
Пікірлер: 11