#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Tragjeditë kanë prekur familjen e Renisës njëra pas tjetrës vitin e kaluar. Humbje të forta njerëzore, dhimbje të pashërueshme shenjuan historinë e saj. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, pjesë e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo ka thirrur nënën, Almën dhe motrën e vogël, Floridën për t’iu bërë një premtim. Renisa dëshiron që muret të cilat ngriti gjatë vitit që la pas, t’i rrëzojë dhe të bëhet e fortë për dy të shtrenjtat e saj.
Renisa: Mami, motra, pavarësisht se Albana nuk është, kaluam një vit tepër të vështirë. I thashë dhe zotit Ardit, nuk do ta quaja viti i dhimbjes, por viti i engjëjve. Unë e përjetova shumë keq ikjen e babit, u bëra shumë e mbyllur në vetvete. Dhimbja ishte për të gjitha njësoj, ti mami humbe bashkëshortin, ne babain. Ju kam ftuar sot për t’ju dhënë një premtim.
Ty motra, të falënderoj që nuk më le ta kaloja vetëm humbjen e vajzës. Mezi e prisnim, mbështetja, përkrahja jote ishte forcë për mua.
Ty mami, ke qenë gjithmonë e gjindshme me ne, gjithmonë e pranishme. Ndoshta nga humbja e babit, fillova të ndryshoja shumë, të mos hapesha, të mos flisja, kisha edhe unë gabimet e mia. Me humbjen e vazjës, ishte akoma më e keqe. Forcën që unë e gjeta tek ju dhe tek djali, e falënderoj Zotin dhe ju premtoj që Renisa nuk do jetë më e njëjta, do gjej gjithmonë kohën për ju, do jem më e pranishme për ju dhe jo aq e veçuar siç kam qenë. Ju falënderoj nga zemra për çdo gjë që nuk më latë të zhytesha në atë dhimbje.
Florida: Të falenderojmë edhe ty pafund që arrite të gjeje forcë në vetveten tënde për të rritur fëmijën dhe për jetën tënde se je shumë e re.
Alma: Ne të gjitha bashkë do të ecim përpara, të katërta, pavarësisht se babin nuk e kemi pranë, ai është engjëlli ynë mbrojtës për të gjithë ne./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Ka një mesazh për ty - Viti i “engjejve” të Renisës (6 Mars 2022)
Пікірлер