Kam qenë merakli për penë;Teksti:Riza Çato; Marrëse:Selvi Çato;Grupi: "Gurra e Prodanit Malëshovë "
Kam qenë merakli për penë
shpesh për të e kam bërë benë.
Vargjet-o,këngët-o,
vargjet-o,këngët e mija,
në buzë i puth Perëndia.
I mbolla malit si pemë,
që të zbukurojnë dhenë.
Vargjet-o,këngët-o,
vargjet-o,këngët e mija,
në buzë i puth Perëndia.
I ngjita dhe lartë në qiell,
që botës t'i dhuroj diell.
Vargjet-o,këngët-o,
vargjet-o,këngët e mija,
në buzë i puth Perëndia.
I futa si gjak në zemër,
që në jetë të lë një emër.
Vargjet-o,këngët-o,
vargjet-o,këngët e mija,
në buzë i puth Perëndia.
Ja dhurova botës mbanë,
që të puthin fukaranë.
Vargjet-o,këngët-o,
vargjet-o,këngët e mija,
në buzë i puth Perëndia
P.S:Grupi polifonik :" Gurra e Prodanit " është një iniciativë private e poetit Limarjot Riza Sabri Çato i cili bëri të mundur që pas një kohe mbi 35-vjet harresë të ringrejë traditën e këngës labe Malëshovite. Kjo iniciativë do ti shërbei këtij grupi për të promovuar vlerat e këngës labe.
Негізгі бет Kam qenë merakli për penë
Пікірлер: 13