Padyshim arkitektura unike e shtëpive prej guri dhe vlerat historike që mbart qyteti, janë 2 prej arsyeve kryesore për ta vizituar Beratin.
Teksa ngjisim rrugët me kalldrëm, ato janë “të pushtuara” nga vizitorët e shumtë me kombësi të ndryshme.
Këta turistë nga Spanja janë të parët që shprehen se janë tepër të surprizuar nga qyteti turistik.
“Ne jemi nga Barcelona dhe po kënaqemi shumë këtu në Berat dhe jemi tepër të surprizuar nga qyteti i 'Një mbi Një Dritareve'. Berati dhe Shqipëria padyshim ka njerëz të mrekullueshëm gjithashtu. Këte radhë vizituam një pjesë të Shqiperisë, vitin e ardhshëm do vizitojmë edhe pjesën tjetër.”
“Është hera e parë këtu në Shqipëri dhe po me pëlqen shumë. Kur të kthehem në Spanjë do ua rekomandoj edhe miqve të mi si destinacion.”
Teksa futemi më në brendësi të rrugicave të kalasë, ndeshim turistë nga vende të ndryshme të botës.
“Nuk mund të rrija pa vizituar një prej trashëgimive të mrekullueshme të UNESCO-s. Pas 12 ditësh në Shqipëri do shkoj sërish në Tiranë dhe do kthehem në Zelandën e Re. “
“Berati është një qytet i këndshëm dhe më pëlqen. Shumë i bukur.”
“Zgjodha ta vizitoj Beratin sepse është në listën e trashëgimive të UNESCO-s. Ëështë i mahnitshëm, sidomos shtëpitë, pamja e qytetit dhe padyshim kalaja.
“Është i mrekullueshëm Berati, është i ngjashëm me Italinë dhe me Greqinë, me shtëpitë e bardha dhe dritaret e tyre.”
“Kemi dëgjuar në internet për Beratin dhe futej në listën e vendeve më të mira për tu vizituar dhe erdhëm këtu.”
“Përveç Beratit, kemi vizituar Tiranën, Shkodrën dhe Thethin. Padyshim Tirana ishte kryeqytet shume cool.”
Muzeu i Onufrit u mundëson vizitorëve të njohin nga afër vlerat historike, arkitekturore dhe kulturore të Beratit.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Ervin Demo viti 2023 ka regjistruar shifra rekord të vizitorëve duke kaluar të gjitha pritshmëritë.
“Vetëm për gjashtë mujorin e parë në plotësuam numrat që kishim në total për gjithë vitin 2022 dhe deri ne Qershor të 2023 ne kemi pasur 400 mijë turistë. Korriku dhe Gushti kanë qenë muaj të jashtëzakonshëm. Viti 2023 në Berat do te mbyllet diku me shifrën 700 mijë turistë për gjithë vitin dhe kjo është një dëshmi e rritjes së turizmit në tërësi në Shqipëri.”
Përveç pjesës muzeale të qytetit të Një mbi Një Dritareve teksa mbrëmja afron edhe pedonalja mbipopullohet nga qytetarët e sidomos turistët e shumtë.
Të gjithë fiksojnë në memorien e tyre momente nga qyteti unik.
Teksa dita i lë vendin natës, Berati i mrekullueshem duket sikur të fton gjithnjë e më tepër për t’u rikthyer sërish.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Негізгі бет Klan News - Berati destinacion për turistët e huaj
Пікірлер: 6