Shqipëria po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga mediat ndërkombëtare për plazhet e saj të kaltra, historinë e pasur dhe peisazhet mahnitëse.
Revista italiane “Turisti per Caso” fokusohet në qytetet kryesore dhe vendet më autentike dhe të bukura të vendit tonë që pret të zbulohet nga turistët e huaj.
Udhëtimin 7 ditor gazetarja e medias italiane e nis me qytetin e Gjirokastrës, një vend i UNESCO-s, i famshëm për çatitë e gurta të qytetit të vjetër. Pas Gjirokastrës destinacioni tjetër është Syri i Kaltër në Sarandë, një burim karstik që ndodhet në shpatet e "Mali i Gjerë" dhe që është një nga destinacionet turistike më të njohura në jug të Shqipërisë.
Pak kilometra larg Sarandës ndodhet qyteza e Ksamilit i njohur për plazhet e bukura. Këtu turistët do të gjejnë edhe parkun arkeologjik të Butrintit i mbrojtur nga UNESCO i cili daton në qytetërimin ilir dhe më vonë në atë romak. Ndër destinacionet e tjera që përmenden është ai i Beratit, Durrësit dhe Krujës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Негізгі бет Klan News - “Turisti per Caso”: Vizitoni Shqipërinë
Пікірлер: 1