#tvora #rtvoranews
Isa Mustafa deh Ramush Haradinaj firmosën marrëveshjen për koalicion qeverisë, por avokati Spartak Ngjela e sheh të pamundur formimin e një qeverie të re prej tyre.
Për Ora News ai thotë se të gjitha këto zhvillime po çojnë në një destabilizim të Kosovës, që i shkon në interes Beogradit dhe politikës ruse në Ballkan.
Ngjela: Marrëveshja pritej por ende nuk ka dalë letra ku LDK-ja mandatohet për ta bërë Qeverinë e re. Presidenti duhet të arsyetojë si e ka kaluar fituesin, nuk e vërteton dot që e ka kaluar me fakt juridik. Prandaj heziton. Nëse do bëjë dekret të paligjshëm kërcënohet me akuzë penale.Krizën e Kosovës gjatë një epidemie e ka në favor Serbia, këta që e kanë bërë e dinë. Pse e kanë bërë? Se janë me Serbinë ose janë janë pa mend fare. Kanë lujtuar për interesin e tyre që të shpëtojnë nga agresioni antikorrupsion që ka nisur, të shpëtojnë veten në favor të Serbisë dhe interesave ruse në Ballkanin Perëndimor.
Destabilizimin e Kosovës e kërkon politika ruse. Ajo ka ithtarët e vet në Kosovë. Me këtë ka fituar Moska se destabilizohet Kosova për shkak se fituesi nuk mund të rrijë duarkryq. Sapo Presidenti të bëjë dekretin do ta çojnë në Kushtetuese dhe Kushtetuesja nuk mund ta kalojë. Kurti tha se shkojmë në zgjedhje të reja, por çështja ka në mbrojtje dhe Vjosa Osmanin, figurë qëndrore dhe me influencë në Uashingon. Ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, e mira ishte të mos ndodhte.Si do të neutralizohet dhe si do ta shmangin aktorët politik krizën që mund të lindë në Kosovë si përplasje shoqërore do ta shohim rast pas rasti. Por mendoj se nuk ka gjasë të krijohet qeveria. Këta dy injorantë ose duhet të ndëshkohen ashpër, ose duhet ta kuptojnë dhe të largohen nga kjo marrëzi sepse nuk ka forcë në një vend demokratik të mposhtë mazhorancën që vjen nga vota popullore.
Në gjykimin e tij, shkëmbimi i territoreve është çështje e vdekur.
Ngjela: Serbia nuk ka të ardhme për të marrë Kosovën por pret destabilizim të Kosovës.Qeveria që krijuan këta të dy duke shkelur Kushtetutën, duke eleminuar fituesin reflekton te opinioni publik, sipas sondazheve është deri në 54% në favor të qeverisë Kurti që ra. Këtu ka hyrë dhe përqindja e Vjosa Osmanit. Dyshja e tyre është shumë e fortë. Vjosa ka respekt në politikën perëndimore.
Për më shumë lexoni në: oranews.tv/art...
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Негізгі бет Koalicioni LDK-AAK, Ngjela: Nuk ka gjasa për qeveri të re, këta dy injorantë duhen ndëshkuar rëndë
Пікірлер: 122