“Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë”,
1-5 shtator 2022 - Konferenca e 50-të Botërore e Baladave në Tiranë e Gjirokastër.
Mbi 60 studiues dhe kërkues të kësaj fushe nga universitetet dhe qendrat kërkimore më të rëndësishme europiane e botërore kanë marrë pjesë me kumtime në këtë ngjarje të madhe shkencore, që përkoi edhe me 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në kryeqytetin shqiptar dhe në qytetin muze të Gjirokastrës, të njohur për vlerat e tij të trashëgimisë.
Mbajtja e konferencës në Shqipëri përbën një rast të veçantë për sa i përket komunikimit profesional në këtë fushë. Në konferencë ishin të pranishëm disa nga studiuesit më të rëndësishëm në nivel botëror.
Негізгі бет Konferenca e 50-të Botërore e Baladave
Пікірлер