Kreshtat e Kosovës kanë marrë ngjyrë të kuqe,
Krushqit e Dardanit janë nis me marrë nuse,
Po i'u prinë përpara Shqipja e Kastriotit,
O lul’ bozhuret çelin nëpër flakë t'barutit.
Oj Kosovë e kuqe do ta sjellim dritën,
Gryka jonë e skuqur n'gjallë Azem Galicën,
Toka jonë e djegur po lahet me gjak,
O ty ta falem jetën po na duket pak.
N'faqe t'historisë shkroj me gjak shqiptari
Ne krah të Shqiponjes shkruar me ngjyrë ari
Emri UÇK qendisur n'beteja
Po na prinë përpara për fitore t'reja.
Na u bënë kala kullat me bedena,
Prap n’këtë tokë po rriten Hamza dhe Adema,
Amaneti i tyre ta fitojmë lirinë,
Me pushkë mbrojmë Kosovën,
E nderojmë Shqipninë
Негізгі бет Kreshtat e Kosoves
Пікірлер: 6