I mirënjohuri Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24 tregoi këndvështrimin e tij për Spanjën në përgjithësi, pas atij suksesi me dominim ndaj Italisë. Josa, gjithashtu tha diçka edhe për sfidën e iberikëve me Shqipërinë, takim ky që do vendosë fatin e kualifikimit për kuqezinjtë.
“Nuk mund të them se është mision i pamundur. Spanja ka qenë përherë skuadër e fortë, nuk u bë tani skuadër e fortë. Ne na duhet entuziazëm. Nuk kemi çfarë të humbim, luajtëm keq me Italinë, por me Kroacinë ndryshuam mendimin e opinionit. Ekipi i de La Fuentes është i shpejtë, ne duhet të shfrytëzojmë dis-ekuilibrin spanjoll” -tha ai.
Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Italisë, takim i Europianit, i cili u zhvillua mbrëmë.
“Është i papranueshëm ai dominim i Spanjës. Dihet që Spanja është skuadër superiore, por nuk e linte Italinë të dilte nga gjysmëfusha. Italia, me emra të mëdhenj, nuk u duk fare. Diçka e çuditshme.
Spanjollët ishin jashtëzakonisht superiorë, sidomos në mesin e fushës. Italia e vogël përballë Spanjës” - tha ai.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: / news24albania
Website: www.balkanweb....
Ndiq News24 në Facebook: bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 në Instagram: bit.ly/41waTOE
Ndiq News24 në X: / balkanwebcom
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Негізгі бет "Kualifikimi s'është i pamundur", Josa-Duro me laps e letër: Edhe 2 pikë do ishin super
Пікірлер: 19