Përshëndetje,
Jam Anjeza Dishnica, psikologe zhvillimi dhe terapiste me eksperiencë mbi 20 vjeçare në vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime zhvillimi apo autizëm.
Qendra Autizmi Albania, në bashkëpunim me mjekë pediatër bën identifikimin dhe trajtimin e shenjave të hershme të autizmit me metodat moderne ABA /ESDM /PRT
Ofrojmë nje program trajnimi intensiv për prindërit kudo në botë dhe supervizion të vazhdueshëm. Trajnimi dhe supervizioni ofrohet ne Qender ose online, kudo ku ndodheni.
Gjithashtu ofrojmë një paketë të plotë videosh enkas për ju prindër dhe terapistë që ta keni sa më të lehtë dhe sa më rezultative punën me fëmijët me autizëm.
Paketa e videove lehtësisht të kuptueshme dhe të aplikueshme ju ndihmon të punoni ato çka i duhen fëmijës, ashtu siç duhet, në ambjent terapeutik, në shtëpi, në ambjent natyral, kur dhe ku ju përshtatet.
Do jemi pranë jush në këtë kanal, ku do gjeni përgjigjet për pyetjet tuaja mbi zhvillimin e fëmijës gjatë viteve të para, teknikat si të stimuloni zhvillimin e fëmijës, këshilla praktike per ti mesuar vetëshërbimin, pavarësinë funksionale dhe aftësitë në jetën e përditshme, në ambjent familjar dhe social, e plot të tjera.
Na ndiqni!
Негізгі бет Kush jemi & cfare bejme
Пікірлер: 6