LAVER BARIU - KABA - FESTOHET 85 VJETORI I MJESHTRIT TE KLARINETES
Usta Laver Bariu (Përmet, 2 maj 1929 - Përmet, 26 janar 2014), djali i Bariut, këngëtarit popullor dhe interpretuesit në llautë, tregoi që i vogël një dhunti natyrale për t’u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit etj. Pas largimit të familjes së tij në qytetin e Korçës në vitin 1935, Laverit iu krijua mundësia të dëgjonte shumë muzikantë të shquar popullorë për kohën, si Islami në gajde, e veçanërisht Feim gajdexhiu, babai i shokut të tij të fëmijërisë, Skënderit. Rreth moshës 10-vjeçare ushtrohej në shtëpinë e tij me llautën e të atit, Bariut, dhe siç tregon vetë usta Laveri: “Këndonja dhe shoqëronja veten me llautë në Re”. Siç kujton ai vetë “…klarinetën e filloi në kohë të Italisë”. Babai i tij Bariu dëshironte që vëllanë e madh të Laverit, Mamanin ta bënte gërnetar, dhe për këtë i blen të famshmit Cilo Qorri gërnetën e tij të vjetër. Fshehurazi të atit, Laveri ushtrohet me gërnetën e të vëllait, i cili nuk u bë kurrë gërnetar. Ndërkohë Laveri luante në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalikë që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës. Për herë të parë luan në gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë “Vallen e Dados”. Shpejtësia dhe thjeshtësia e interpretimit të tij në gërnetë u ra në sy të gjithëve, veçanërisht gërnetarit të njohur popullor në Korçë, Skëndo Kuqos. Rastësia bëri që usta Hajdar Cangonji, gërnetar popullor nga Zvezda me të cilin punonte nëpër dasma i ati i Laverit, e dëgjoi duke kënduar me llautë këngën popullore “Dorën mor çun dorën, më trete si dëborën”. Megjithëse i vogël në moshë, usta Laveri iu bashkëngjit Sazeve të Hajdar Cangonjit, duke punuar nëpër dasma me “xhezban”. Ai kujton se dasma e parë ku ai interpretoi së bashku me usta Hajdarin dhe me të atin, Bariun, ishte në Vithkuq. Me ta punoi vetëm një behar. Pas kësaj formoi së bashku me vëllezërit Sulo (rreth 35 vjeç) dhe Asllan (rreth 40) nga Konica një formacion tjetër të përbërë nga Suloja në klarinetë, Asllani me def dhe usta Laveri me llautë, të cilët luanin muzikë popullore qytetare në qytetin e Korçës.
Kthehet familjarisht në Përmet në fund të vitit 1944. Aty bën përpjekjet e para për të organizuar një grup me shokët e tij të fëmijërisë, por atyre u mungonin veglat muzikore. Shkon në Korçë dhe kthehet përsëri në Përmet më 1945 së bashku me gërnetën dhe me llautën e babait. Aty takon Vangjel Leskovikun, pranë të cilit punoi me llautë për rreth 1 vit, ndërkohë që ushtrohej në gërnetë në mënyrë autodidakte. Pas largimit të usta Vangjelit për në Vlorë, usta Laveri organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, Tiranë, 1952.
Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskëtaj më 1966 regjistron në Radio Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo ku kanë shkuar si “Bilbilat e Përmetit”. Meritë kryesore e këtyre sazeve është se formuan edhe një tjetër identitet të këngës popullore të Toskërisë: këngën popullore përmetare. Në fakt, deri më atëherë, për një pjesë të madhe të muzikës së qyteteve repertori qe i përbashkët. Shkëputja dhe kristalizimi i shumë këngëve dhe melodive që lidheshin kryesisht me ndihmesat e muzikantëve popullorë paraardhës nga Përmeti, solli që një pjesë të repertorit të dikurshëm ta “harronin” në favor të gdhendjes së identitetit të një pjese të tij. Kjo gjë u realizua nga këto saze në bashkëpunim të ngushtë me këngëtarët më të mirë që kishte qyteti i Përmetit si dhe ata që ende vinin nga tradita e muzikës fshatare dhe pa dyshim duke shfrytëzuar traditën pararendëse që kishin formuar Sazet e Usta Mediut, Vangjelit, Gaqos, Halitit etj. Sazet kanë pësuar disa riorganizime strukturore të cilat kanë reflektuar para së gjithash orientimin artistik të krijuesit të tyre, usta Laverit. Nga kjo pikëpamje është shumë e vështirë që të dallosh personalitetin e usta Laverit si interpret (gërnetar e këngëtar) dhe krijues i shumë stilemave aq të njohura sot nga muzika popullore përmetare. Këtu përfshihen me dhjetëra hyrje këngësh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime të pjesëve të repertorit të vjetër të Sazeve të Përmetit.
Instagram: / soni_photography_
TikTok: / soni_photo_video
Facebook: page / vilsonkuciphotography
Linkedin: / soni-video-studio-26a7...
Twitter: / sonivideostudio
Негізгі бет Музыка LAVER BARIU - KABA - FESTOHET 85 VJETORI I MJESHTRIT TE KLARINETES
Пікірлер: 5