#oranews #intervista #britaniaemadhe #zgjedhjet #bota
Keir Starmer u shpall zyrtarisht sot kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pas një takimi me mbretin Charles III në Buckingham Palace, disa orë pasi Partia e tij Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sipas “Deçan Herald”.
Starmer i ftuar nga mbreti Charles Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij.
Lidhur me këto zhvillime në Britani, Seb Bytyçi, njohës i politikës ndërkombëtare në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se ky rrotacion politik u realizua për faktin se britanikët janë të lodhur nga udhëheqja 14 vjeçare e konservatorëve.
“Humbja e djeshme është humbja më e thellë në historinë politike të konservatorëve. Pati një rënie të përkrahjes së tyre jo vetëm ndaj menaxhimit të çështjes së emigracionit të paligjshëm, por edhe refleksionet pasi u zbulua pandemia dhe lock-down që u bë në atë kohë, ku u zbulua se në kohën që popullsia ishte izoluar në shtëpi, qeveritarët kishin bërë takime dhe organizime të ndryshme, gjë që ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve tek konservatorët dhe rritjen e besimit tek laburistët.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/bota/bytyci-ja...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZitem bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Негізгі бет Ойын-сауық Bytyçi: Ja pse u rrëzuan konservatorët në Britani. Liberal-demokratët, të tretët
Пікірлер