Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme të rënda të shëndetit mendor që jep mësim në një shkollë 9 vjeçare në Grudë të Shkodrës.
Sipas prindit denoncues, mësuesi Rugjero Mazi dhunon fëmijët, por asnjë nuk e denoncon sepse e kanë frikë.
Madje në bisedat e tij me gazetarët tregohej edhe se mësuesi ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Shkodrës disa herë.
Gazetarët e Fiksit sollën bisedën me mësuesin e matematikës i cili tregon se ka qenë i shtruar në psikiatri, por nuk mban mend diagnozën dhe këtë e ka bërë vetëm që të marri një raport në atë kohë dhe të justifikohet në punë.
Mazi në përgjigjet për gazetarët mohon dhunën ndaj fëmijëve, gjithashtu mohon se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Madje në bisedë ai tregon se shtrimin e ka bërë në bashkëpunim me mjeken që të përfitonte, me doktoreshën psikiatre Valdete Hoxha.
Kjo e fundit mohoi kategorikisht atë që mësuesi u kishte thënë gazetarëve të Fiksit duke u vënë në dispozicion edhe fletëdaljen e fundit të mësuesit nga spitali. Shtrim i cili kishte zgjatur dy muaj dhe kishte dalë me një diagnozë të rëndë të shëndetit mendor dhe kronike.
Të njëjtën gjë tha për gazetarët e Fiksit edhe mjeku psikiatër i Qendrës Komunitare në Shkodër, Gjon Preçi. “Unë e njoh historinë e këtij personi, sepse para disa vitesh e ka sjellë i ati se e kishte dhunuar atë, por ishte shumë negativ daj mjekimit. Unë nuk di si nuk ka kryer ndonjë krim , sepse diagnoza e tij është ndër më të rëndat e shëndetit mendor” thotë Preçi.
Ndërkohë në kartelën tek mjekja e familjes ky person është i shëndoshë klinikisht, kjo sipas mjekes sepse sistemi nuk është i lidhur automatikisht me specialistin dhe ajo as nuk ka pasur indicie se ai është një person me probleme. Dokumenti i aftësisë për punë është detyrim ligjor për çdo mësues të dorëzohet çdo vit.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Mësuesi me probleme mendore, dhunon fëmijët. Psikiatri: Shyqyr që s'ka kryer krim! - Fiks Fare
Пікірлер: 47