Orkestrale virtuoze me instrumenta popullorë të rrethit të Matit. Viti 1988.
1.33 - solo me Fyell (kavall)
2.18 - solo me Lahuti
3.18 - solo me Dajre (ose def)
Shpjegim i vogël për sa i përket Lahutisë : është një simotër e Lahutës, por e ka tingullin ose zërin, më të butë dhe pak më melodioz se sa Lahuta; që ka tingull më të rëndë meqë përdorej për këngë të Eposit më shumë.
Dihet se Lahuta masivisht është përdorur vetëm nga zonat e Alpeve shqiptare, dhe në Mal të Zi. Ajo ka pasur një përdorim më të kufizuar në zonat e Kosovës, Lumës, Dibrës, Mirditës.
Krahinat e fundit që përmenda janë munduar të rikrijojnë përshtatjet e tyre të Lahutës, siç është rasti i Matit, që ka krijuar këtë derivat unik të insturmentit origjinal.
Quhet "Lahutia" dhe ka shtat të shkurtër dhe "bark" të fryrë. Duket si rreth i plotë, kurse Lahuta ka formën e një "elipsi" (vezake).
Lahutia në fjalë ka të pikturuar edhe shqiponjën dy krenare në bark të saj.
Негізгі бет Ойын-сауық Melodi instrumentale origjinale Matjane
Пікірлер: 10