#oranews #Borsh #turistet #sezonituristik #plazh #natyrashqiptare #plazhneborsh
Borshi është një ndër plazhet që tërheq qindra vizitorë, kryesisht familjarë. Në pikun e sezonit një shezlog kushton 500 lekë dhe pikërisht çmimet e leverdisshme mbeten një nga arsyet përse familjarët e duan shume fshatin turistik. "Jemi shumë të qetë. Dhe për familjarët cmimet janë normale. Se kam dëgjuar shumë të thonë që jugu është shumë i shtrenjtë, por për një familje mesatare janë të përballueshme," thotë një pushuese.
Edhe pse cmimet kanë qenë normale gjatë gjithë verës, Borshit këtë vit i kanë munguar shqiptarët, madje edhe ata të Kosovës.
Sipas operatorëve turistikë kriza dhe jehona e çmimeve të çmendura në jug, ka ndikuar në "braktisjen" e Borshit nga familjet shqiptare.
"Ka ndikuar edhe kriza, që e kam parë më tepër me pushuesit shqiptarë këtë pjesë. Të huajt që kanë ardhur këtu nuk e kanë ndjerë aspak krizën. Turistët i kemi nga Amerika, Portugalia, Finlanda, Ukraina, Rusia, Greqia e shumë vende të tjera," thotë një prej administratorëve të shezlongeve.
Krijimi i infrattukturave të reja turistike dhe të pasurit më shumë alternativa zgjedhëse po afron të rinjtë dhe shumë të huaj.
Natyra e mrekullueshme e Borshit, deti i pastër dhe çmimet e përballueshme i kanë mbërthyer edhe turistët e huaj pranë brigjeve të jugut. Ata tregojnë se për miqtë dhe familjarët e tyre, është një çmenduri ideja e të vizituarit Shqipërinë.
"Është hera ime e parë në Borsh, por dhe në Shqipëri. Jam nga Anglia. Miqtë dhe familja ime mendonin se unë isha e çmendur që po vija në Shqipëri, pasi anglezët nuk vijnë këtu.
Por kur erdha këtu, takova dhe anglezë të tjerë. Unë e dashuroj Borshin. Unë shumë i bukur dhe nuk është i mbushur plot me ndërtesa. Është si një paketë," thotë një turiste.
Më turistë të huaj apo shqiptarë, Borshi mbetet gjithnjë alternativa familjare për det të pastër, qetësi, ushqime shtëpie dhe çmime të lira.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZitem bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Негізгі бет Çmimet e shtrenjta? Jo në Borsh! Destinacioni i preferuar i turistëve, shezlonge vetëm 500 lekë
Пікірлер: 19