Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua historiku i fshatit Treblovë.
“Legjenda e Treblovës”
Sipas legjendës dhe gojëdhënës emri “Treblovë” ka qënë i lidhur me një numër fati, numrin 3. Thuhet se në këtë territor jetonin tre persona,“tre bluajtës”, "tre vëllezër" e më vonë janë bërë tre “mëhallë”
Legjenda vazhdon me tre çezma, tre rrepe , tre rrugë kryesore që të çojnë në Treblovë. Por ajo që plotëson gjithë këtë dëshmi dhe që e identifikon jane tre mullinj.
“Mulliri i Lamajve”
“Mulliri i Veizajve”
“ Mulliri i Osmënajve”
Treblova shtrihet në Verilindje të Rrethit të Vlorës, e cila nga veriu kufizohet me Selenicën, V-L me Rromsin, V-P me Armenin, J-L me Koculin, Jug me Ondriçin dhe Vllahinën , e në Perëndim me Vezhdanishtin , Lubonjen dhe Picarin. Ky fshat ka shërbyer si qëndër e Krahinës dhe qëndër e Komunës së Treblovës, e cila shtrihej midis Lumit Vjose dhe Lumit Shushicë dhe bënte pjesë në Labërinë e poshtme. Në krahinën e Treblovës bënin pjesë fshatrat e Gorrishtit (Rexhepaj, Hadëraj, Mërtiraj), Karbunarit, Rromsit , Selenicës, Armenit, Picarit, Lubonjës, Penkovës, Vezhdanishtit , Koculit dhe Gërrneci.
Негізгі бет Ойын-сауық Misteri i Legjendës së Treblovës/Si u gjetën varret brenda kishës.Ishin 3 gojë,e 3 bluajtës.Pj.1
Пікірлер: 40