Moj nërënxë grykëzënë
s'më dëgjove të paç thënë
mos mbush ujë në kroin tënë
se këtu ka djem çapkënë
dhe pa puthur nuk të lënë
kam mbushur e do mbush ujë
në kruan me grykargjendë
se vetë kroi më ka thënë
djem janë edhe s'janë gjërpënjë
moj nërënxë nërënxë me derte
me erën tënde më dehe
më xhindose dhe më trete
do marr malet do marr detet
djalë o djalë e di dhe kroi
kur mbush ujë me të këndoj
lum kush di të dashurojë
të kam zot e më ke zonjë.
Негізгі бет Ойын-сауық Moj nërënxë grykëzënë - Labe
Пікірлер