Është pezulluar nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës.
Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se ky vendim është marrë si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare.
“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive. Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”-thuhet në njoftim.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Негізгі бет Moti i keq, pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës
Пікірлер