#Anila Cela #Esencë #reporttv
Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer...
Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori.
Dikur muzika kishte krejt të tjera nuanca dhe kaloi nëpërmjet disa epokave që shënuan në Shqipëri.
Vitet 2000 kanë qenë një periudhë shkëlqimi për një brez këngëtarësh që bënë muzikë në atë kohë. Ku janë sot ata dhe a bëjnë ende muzikë?
Sot në "Esencë" në një bisedë me tre prej tyre,Artan Kola,Shkëlqim Kola dhe Zaim Hasrama. Ata na sollën një perspektivë të kohës kur bënin muzikë dhe ishin yjet e videoklipeve të kohës. Por gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta sa fama dhe suksesi i tyre në atë kohë.
Ata tregojnë se kanë krijuar në kohë të vështira,ku nuk mungonte adhurimi i publikut por kushtet e të bërit muzikë nuk ishin më të mirat.
"Kemi bërë muzikë në errësirë-thotë Shkëlqim Kola i cili shprehet gjithashtu se në atë kohë muzika ka qenë e vërtetë e bërë me përkushtim.
Këngëtarët theksuan faktin që vlerat e muzikës janë zbehur me vitet dhe teknologjia i ka ndryshuar gjërat.
Негізгі бет Muzika e viteve 2000.Artan Kola, Shkëlqim Kola, Zaim Hasrama në Esencë (21-2-23)
Пікірлер: 7