2030 është afati i radhës që Bashkimi Europian i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në union. Kështu deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, i cili gjatë Forumit Strategjik të Bledit, pranoi se rrugëtimi i vendeve të rajonit ka qënë i gjatë dhe jo në pak raste ka shkaktuar zhgënjim tek qytetarët e vendeve respektive.
Lidhur me këtë, në një intervistë për MCN, avokati Spartak Ngjela tha se BE nuk foli vetëm për Shqipërinë. Sipas avokatit integrimi i Shqipërisë është zvarritur nga BE.
Sipas avokatit Ngjela reagimi i Serbisë në Forumin e Bledit ndaj deklaratës së Kurtit, i cili kërkoi njohjen e Kosovës nga 5 shtete të BE, tregon frikë nga rigrupimi i Shqipërisë.
Ndërkohë përsa i përket çështjes së Shqipërisë me Greqinë, ku kjo e fundit kërkon lirimin e Fredi Belerit, Ngjela tha se kjo është e pakuptimtë dhe Greqia nuk mund ti kërkoj kryeministrit Rama lirimin e Belerit pasi ajo është kompetencë e gjykatës. Sipas Ngjelës humbja e ekuilibrit mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është për çështjen Beleri, por për forcimin e Shqipërisë. Që sipas avokatit do jetë dhe më i fortë nëse do të dalë nafta në Shpirag.
Негізгі бет Ngjela: Ekuilibri Shqipëri-Greqi s’është humbur për Himarën, por për forcimin e vendit tonë
Пікірлер: 160