#fjalaweb #fjala.al #editorial
Në një fjalim online për Kryesinë e mbetur të PD, Berisha sqaroi se Edi Rama është në pushtet për faj të opozitës. Dhe këtu renditi si kryesore kacafytjen tre vjeçare për logon dhe vulën.
Pas kësaj, tani që ai e quan PD “të bashkuar”, thotë se nuk ka më alibi për humbje para Edi Ramës.
Në fakt nuk është se po thotë ndonjë gjë që nuk e kanë thënë kundërshtarët e tij.
E vërtetë është se opozita ja ka bërë të lehtë pushtetin Edi Ramës, duke qenë e përçarë dhe e pashpresë, por shkak i përçarjes dhe mungesës së shpresës është Sali Berisha.
Ai është autori i përçarjes së opozitës, pasi vetëm për shkak të tij, pasi u shpall “non grata”, PD u përça dhe shkoi në përleshje ekstreme, vetëm për faj të tij. Nëse ai nuk do kishte përdorur PD si mburojë para SHBA dhe Britanisë së Madhe, PD do ishte jo vetëm e bashkuar, por dhe me plot shpresë për të fituar.
Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme
Негізгі бет Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë/ Nga Mero Baze
Пікірлер: 4