Zbuloni vilat tona elitare të pozicionuara në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Ky projekt ofron një mundësi unike për një jetesë të rafinuar dhe relaksuese.
Përfitimet kryesore përfshijnë:
Pozicion Strategjik: Projekti ndodhet pranë rrugës së re nacionale Dhërmi-Palase, duke ofruar akses të lehtë në qytetet kryesore si Vlora (60 km, 1 orë e 23 min), Saranda (70 km, 1 orë e 45 min), dhe Tirana (220 km, 3 orë e 30 min). Afërsia me qendrën historike të Dhërmiut (vetëm 5 minuta me makinë) dhe infrastruktura e re siguron një aksesibilitet të lartë për vizitorët nga pikat kryesore hyrese si Porti i Vlorës, Porti i Sarandës, Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, dhe Aeroporti i ri i Vlorës.
Arkitekturë Elitare: Dizajn i vilave që krijon një ambient të rafinuar dhe estetikisht të këndshëm. Struktura që harmonizohen me natyrën përreth, duke respektuar mjedisin dhe rivitalizuar zonën.
Hapësira të Bollshme dhe Pamje Panoramike: Vilat ofrojnë dhoma të ndriçuara mirë dhe ambiente të hapura që maksimizojnë hapësirën dhe komoditetin.
Pishinë Private dhe Akses në Plazh: Relaksohuni dhe freskohuni në pishinat private të vilave, të cilat ofrojnë një vend perfekt për të shijuar ditët e ngrohta të verës.
Zhvillim të Qëndrueshëm: Projekti respekton mjedisin dhe integron struktura që harmonizohen me natyrën përreth. Ideja fillestare e projektit ishte të krijohej një frymë e re duke u gërshetuar me background-in historik dhe kulturor të zonës, dhe duke ringjallur vlera dhe emocione të lëna në harresë.
Orion Construction - Ndërtojmë të ardhmen!
Për më shumë informacione dhe për të rezervuar vilën tuaj, vizitoni faqen tonë të internetit ose na kontaktoni direkt në info@orion.al ose +355 69 700 40 40.
Негізгі бет Një projekt ekskluziv në Dhërmi nga Orion!
Пікірлер