Subscribe: bit.ly/vizionp...
Web: www.vizionplus.tv
Facebook: / vizionplustv
Twitter: / vizionplustv
Instagram: / vizionplustv
TikTok: / vizionplustv
Sendet personale, uniforma ushtarake,si dhe mbi 300 fotografi të heroit kombëtar të Kosovës, Sali Çekaj vijnë të ekpozuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. I njohur për idetë e tij revolucionare Sali Çekaj luajti rol me rëndësi në organizimin e bashkëvendësve të tij gjatë luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ekspozita “Veprimtaria atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj” me kuraor Sadik Krasniqin sjell fakte dhe dëshmi historike për veprimtarinë atdhetare, politike dhe ushtarake të heroit.
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, mes muzeve të dy vendeve do të ketë përve kësaj ekspozite dhe shumë aktivitete të tjera përgjatë gjithë vitit.
Të gjithë ata që duan të njihen më nga afër me personalitetin dhe dimensionin atdhetar të Sali Çekajt do të kenë mundësi të ndjekin ekspozitën në ditët në vijim.
Негізгі бет Nje ekspozite per heroin Sali Çekaj ne Tirane - Vizion Plus
Пікірлер