Opinion-Të gjithë shqiptarëve data 7 Prill i kujton invazionin italian të vitit 1939, ku vendi ynë u sulmua dhe u braktis nga mbreti Zog.
Më 9 Prill, vetë Mbreti Zog vendos të kalojë kufirin drejt Greqisë, pas zhvillimeve në vend. Një pjesë e deputetëve që mbetën në Shqipëri vendosën që në mënyrë institucionale t’ia dorëzojnë pushtetin italianëve.
Ndërkohë Mbreti Zog u transferua nga Greqia në Turqi. Por vendi më i mirë, sipas tij, ishte të largohej drejt Francës dhe Britanisë. Ata mbërrijnë në Britani me shpresën se do të njiheshin si qeveri në mërgim. Por tentativat për të bindur britanikët qenë të vështira dhe rezultuan dështime.
Në Maj të vitit 1941, italianët vendosin të sjellin për një vizitë në Shqipëri Mbretin Emanuel, por në kryeqytet ai u përball me një surprizë të pakëndshme. Në rrugën e Durrësit atij iu bë atentat nga Vasil Laçi, i cili u var menjëherë pas këtij akti. Pak kohë më pas, forcat italiane fillojnë sulmin ndaj Greqisë, që në momentet e para rezultuan të suksesshme. Në këtë pikë, Mbreti Zog i ofron grekëve forca për të sulmuar italianët. Ndërkohë që Londra po tregohej e ftohtë ndaj mbretit dhe po tentonte që të ndikonte që të mos e njihnin, tre kundërshtarët e tij më të mëdhej bashkohen sëbashku. Kosta Çekrezi, Fan Noli dhe Faik Konica nënshkruajnë një deklaratë ku thuhej se Mbreti Zog ishte personaliteti i çmuar i Shqipërisë.
Në verën e vitit 1944, në vend po bëhej një lëvizje masive dhe komunistët po kontrollonin pjesën më të madhe të vendit. Në të njëjtën kohë fuqitë e mëdha vendosin t’i njohin komunistët dhe t’i zgjedhin ata si partnerët kryesorë. / tvklan.al
Негізгі бет Opinion - 7 Prilli dhe Mbreti Zog (07 prill 2009)
Пікірлер: 10