Nje emision nga Blendi Fevziu
Në serinë e tretë të ciklit mbi diktatorin Enver Hoxha në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu trajtohet qeverisa e tij pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën.
Në këto momente Shqipëria duket se mbetet krejtësisht e vetme dhe e izoluar. Ishte momenti ku në treshen drejtuese të Shqipërisë, ku lideri ishte Enver Hoxha vdes në një klinikë në Paris Hysni Kapo. Kjo ngjarje duket se prishi balancat në Byronë politike dhe njeriu i gjithëpushtetshëm që ishte shpallur pas Enver Hoxhës ishte Mehmet Shehu. Për 26 vite si kryeministër, Shehu njihej si njeri i hekurt, i ashpër dhe njeriu i gjithëpushtetshëm i viteve 80-81. Marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën kanë qenë shumë komplekse, ka nga ata që thonë se Shehu dhe Hoxha nuk e kanë dashur anjëherë njëri-tjetrin, ndërkohë që i biri i Mehmet Shehut, Bashkimi thotë se i ati e ka dashur Enver Hoxhën.
Viti 1981 ishte viti që do të linte shumë shenja në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm brenda kufijve zyratrë, por edhe përtej tyre. Më 8 Mars të vitit 1981 në Kosovë fillojnë demostratat e studentëve, ndërkohë që Tirana zyrtare heshte. Vetëm disa javë më vonë gazeta “Zëri i Popullit” del hapur në mbrojtje të demostruesve kosovarë.
Ndërkohë që tensionet ishin në maksimum, Enver Hoxha shfaqet kreh Mehmet Shehut në paradën tradicionale të 1 Majit. Kjo ishte pamja e fundit miqësore e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Pranë të dyve në atë kohë shihej një i tretë, i cili ishte Ramiz Alia, një nga figurat e Byrosë politike dhe që fitoi një rëndësi më të madhe pas vitit 1979 pas vdekjes së Hysni Kapos. Në atë kohë dukej se Enver Hoxha luante me balancën mes Shehut dhe Alisë. Në Vjeshtën e 81 fillon edhe rënia zyrtare e Mehmet Shehut. Sikurse dihet në vjeshtë të 81 ai fejoi djalin e tij Skënder Shehun me një volejbolliste shumë të njohur Silva Turdiu, vajzën e një profesori të njohur Qazim Turdiu. Në ceremoni duket se merr pjesë edhe Enver Hoxha i cili e miraton këtë fejesë.
Por duket se disa kushërinj të Turdiut të cilët jetonin në Amerikë ishin pjesë e organizatave antikomuniste. Enver Hoxha e shfrytëzon këtë moment dhe i kërkon zyrtarisht Mehmet Shehut të prishë fejesën. Dy javë më pas Mehmet Shehu prish fejesën e djalit me Silva Turdiun.
Duket se Hoxha dhe mbështësit e tij në Byronë politike nuk do t’ia falinin këtë Shehut, i cili mbeti i vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Në Nëntor të atij viti duket qartë se raportet mes Hoxhës dhe Shehut janë jashtëzakonisht të tensionuara. Kulmi do të mbërrinte në mbledhjen që ishte thirrur që Mehmet Shehu të bënte autokritikë. Pika e parë ishte të jepte shpjegime se përse e kishte bërë fejesën dhe qëllimin që kërkonte të arrinte përmes saj. Shehu bën një autokritikë të gjatë prej 32 faqesh. Pas kësaj autokritike ata i kërkojnë atij të reflektojë më shumë. 17 Dhetori ishte një nga momentet që do të hynte thellë në histori duke lënë pas një nga enigmat më të mëdha që vijon të tundojë. Atë natë pasi ai kishte përshëndetur familjarët e tij ngjitet në dhomën e gjumit ku ulet për të shkruar autokritikën e tij dhe në mëngjes gjendet i vdekur. Versioni zyrtar është që ka vrarë veten, por shumë të tjerë besojnë se e kanë vrarë.
Ka patur shumë hamendje lishur me ngjarjen, por njeriu më kyç në ato ditë dhe që do ta zëvendësonte më pas atë, Ramiz Alia në një intervistë shprehet qartë se Mehmet Shehu ka vrarë veten.
Letra që ai la pas vetëvrasjes duket se nuk është marrë parasysh në librin e Enver Hoxhës “Titistët”. Pasi ai mori vesh se Shehu kishte vrarë veten, diktatori vendos ta dënojë këtë akt dhe ta shpallë tradhëtar. Emri i tij iu hoq shkollave, ndërmarrjeve dhe nga historia.
I cilësuar si biri i partisë në vitin 1956 duket se nuk ishte më i tillë në vitin 1982. Në një fjalim të mbajtur prej tij diktatori revokon edhe një herë figurën e tij që nga Lufta e Dytë Botërore e në vazhdim.
Në fjalimin e tij ai e cilëson Mehmet Shehun si tradhëtar dhe armik të rrezikshëm të Shqipërisë Socialiste.
Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut familja e tij u internua në Belsh të Elbasanit pa gjyq për 5 vite. 14 ditë pas varrimit eshtrat e Mehmet Shehut nxirren natën nga varri dhe varrosen në një vend të panjohur. Eshtrat e tij u zbuluan vetëm në vitin 2001 dhe u ç’varrosën sërish për t’u varrosur në Sharrë në vendin ku kishin qenë.
*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012.
Негізгі бет Opinion - Emision per Enver Hoxhen 3 (12 shkurt 2004)
Пікірлер: 54