#oranews #intervista
Në një intervistë përmes Skype nga SHBA për Ora News dhe gazetarin Sebastian Zonja, analisti Ilir Demalia vlerësoi figurën e At Gjergj Fishtës në 80-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ndërsa akuzoi se një figure të tillë nuk po i jepet vendi që i takon.
Sipas Demalisë, Fishta është groposur nga injoranca dhe padituria, ndërsa u shpreh se një pjesë e rebelimit të tij buron pikërisht nga vepra e tij.
“Mund të them që Fishta, ashtu siç e thatë edhe ju, është padyshim, dhe këtë nuk e them si një njeri i namuruar me Fishtën si person, por si një njeri i cili ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në të gjithë jetën time dhe në atë rebelim që kam pas unë.
Me Fishtën jam njohur shumë herët. Ka qenë fundi i viteve ’70. Dhe më kujtohet, jam njohur në shtëpinë e mikut tim Gavrosh Levonja, i cili kishte një libër “Antologjia e Letërsisë Shqipe”, e publikuar në vitin 1941 dhe aty flitej edhe për Fishtën. Kjo ka qenë njohja ime e parë me Fishtën”, rrëfeu Demalia.
Dhe fatkeqësisht, ajo që dua të përmend. Unë kam punuar në Kinostudio dhe i kam njohur njerëzit e artit. Ka patur një rast me një regjisor, i cili në vitin ’89 thotë “ç’flet më për Fishtën sepse Fishta ka qenë shërbëtor i nazizmit dhe fashizmit”. Dhe sot ky ka studio, i ka të gjitha. I përkëdheluri i të gjitha regjimeve, që quhet Kujtim Çashku. Dhe unë i them, zotëri të paktën mëson datën kur ka vdek. Dhe janë po këta njerëz që rehabilituan Fishtën për formalitet. Dhe prandaj Fishta nuk është aty ku i takon. Jo për Fishtën, por për vlerat, për atë çfarë duhet të mësojë rinia shqiptare dhe elita kulturore shqiptare se sot nuk kemi elitë. Fishta është groposur dhe mbahet në heshtje nga injoranca e padituria edhe sot, tha Ilir Demalia.
Kujtojmë që sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me “Dekoratën e Lartë të Flamurit” At Gjergj Fishtën me rastin e 80-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Негізгі бет Ойын-сауық Ora News - 80-vjetori i vdekjes/ Demalia: At Gjergj Fishta i groposur nga injoranca
Пікірлер: 11