#rtvora #oranews
Vdekja e Nexhmije Hoxhës ka risjellë sërish në opinionin publik influencën e të vejës së diktatorit në politikën e periudhës së komunizmit.
Edhe pse fillimisht roli i saj ishte në prapaskenë, historianët e konsiderojnë përgjegjëse për krimet e kohës së diktaturës.
Meta: Ka luajtur një rol të madh, i cili nuk është zbuluar. Është përgjegjëse më shumë se kushdo për krimet që janë kryer në Shqipëri.
Edhe pse nuk ka shumë dokumenta që e lidhin me krimet e komunizmit, sipas Metës fuqia e Nexhmije Hoxhës u rrit me sëmundjen e bashkëshortit të saj dhe vdiq ditën e mërkurë pa asnjë pendesë.
Meta: Zvetnimin e tij e ka përdorur për të fuqizuar pozitat e veta.Gjithëkush mund ta kuptojë qartë anti-humanizmin, ajo nuk shfaqi asnjë lloj pendese dhe e mbylli jetën duke mbetur ajo që ishte, fuqia pas fronit.
Rishkrimi i historisë së Shqipërisë ka nisur pak vite më parë duke u konsideruar domosdoshmëri, por për Metën duhet kohë dhe mbështetje financiare që deri në këto momente mungojnë.
Meta: Nuk është një akt që mund të bëhet për dy vjet apo pesë vjet, ndonëse forcat nuk janë kaq të shumta. Nuk është se ka një inkurajim shumë të madh për kërkimin shkencor nga shteti.
Historiani Beqir Meta tregon se për të shkruar historinë e periudhës së komunizimit kanë kërkuar dhe ndihmën e ndërkombëtarëve nga arkivat e Francës, Italisë dghe Anglisë.
Këto dokumenta tregojnë fakte të marrëdhënies ndërkombëtare të Shqipërisë komuniste.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on KZitem Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Негізгі бет Ora News - Nexhmije Hoxha vdiq pa u penduar, Meta: Përgjegjëse për krimet e komunizmit
Пікірлер: 2