Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT
Avokati Spartak Ngjel i ftuar në "360 Gradë" në Ora News mbrëmjen e 11 tetorit, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.
Ngjela argumentoi tezën e tij por shtoi se kishte dhe indicie.
Ngjela: Të gjithë keni qenë në unison, edhe ti, që krimi i organizuar është bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.
Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar dhe është kërcënuar politika?!
Sepse në momentin kur kërcënohet politika kërcënohet dhe krimi poshtë. Do të ndodhë që politika mund t'i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend.
Por a do të kemi ndihmën e FBI-së?
Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur, por krimi i njohur krijon destabilizim.
Pyetja lind: Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë.
Pse e duan? E duan që të largohen sepse e dinë që nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë.
Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve për të goditur reformatorët?! Nuk e dimë!
Pyetja tjetër është: Ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.
Grusht shteti pa kolonel dhe gjeneralë nuk kemi parë. Por grusht shteti pa ushtri nuk ka, atërherë kujt i drejtohet?
Mbase i drejtohet segmenteve të pa përgjegjshme.
Atëherë arrijmë në konkluzionin se duan destabilizimi. Jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë kërkojnë destabilizim, më thanë njerëz intelektualë atje.
Por a do kemi destabilizim këtu? Unë them jo, sepse forcat ndërkombëtare nuk e lejojnë.
Zheji: Sipas logjikës janë duke u fabrikuar vrasje politike që të krijohet preteksti i revoltës që krijon destabilizim. Por në këtë tezën tuaj cilat janë palët e interesuara
Spartak Ngjela: Në të dyja krahët ka segmente korrupsioni, kush më pak dhe kush më shumë. Korrupsioni shtetëror është kryeministror. Po the që në një shtet ka korrupsion, korrupsionin e drejton kryeministri.
Doni fakte? Kundërshtari im, Berisha kur ishte President absolut nuk lejoi korrupsionin, nuk morën asgjë ata deri në 1996. Erdhi pastaj e bëri detin kos.
E gjithë qeveria e asaj kohe iku me këpucët që hyri.
Po nuk do kryeministri nuk ka korrupsion.
A ka korrupsion sot në Shqipëri?! E di kryeministri. E bën ai.
Vijmë tek mbrojtja e tyre, se deri tani mbrojtja është zvarritje.
Në momentet kur të humbasë krejtësisht shpresën mund të jemi përballë terrorit. Unë them çfarë ka ndodhur në botë.
Zheji: Është vetëm analizë apo ke indicie.
Spartak Ngjela: Kam indicie, por nuk flas dot.
E dini që është vrarë një bankier ...?
3 miliardë euro janë transferuar me pastrim parash nga ajo bankë. E kanë nxjerrë të huajt.
Artur Çani: Unë kam një fakt që nuk është e vërtetë
Spartak Ngjela: Ju kam folur për një të ardhme të afërt. Kemi precedentë. Sa më shumë të vijë shkalla e këtij krimi t'i duket vetja e pashpresë do kalojë këtu.Për më shumë lexoni në: oranews.tv/arti...
Негізгі бет Ora News - Ngjela paralajmëron në "360 grade": Do shikoni, do fillojnë atentatet politike
Пікірлер: 98