Marrës : Përparim Koçiraj
Kthyes : Sefer Gjika
Hedhës : Skënder Habilaj
Investoi : Përparim Koçiraj
Kur dikush nga të dashurit tanë largohet nga kjo jetë e shkon në të vërtetë, ngushëllimi që na bëjnë miqtë, shokët e dashamirët, apo që i bëjmë njëri-tjetrit është:" Të rrojmë e t'i kujtojmë!", sepse njeriu vdes kur harrohet, jo kur mbulohet. Flasim e i kujtojmë ata në tavolina miqsh e shokësh, në biseda familjare, shkojmë sa mundemi tek shtëpia e tyre e përjetshme për t'u ndezur një cigare a qiri, por edhe mund të këndojmë për t'a. Nuk ka kujtesë më jetëgjatë e fisnike se kënga. Sa lindim, vdekjen e kemi në kurriz. Askush, shpejt a vonë, nuk mbeti këtu. Ajo që lëmë mbrapa janë gjurmët dhe emri.
Le të jetë kjo këngë e thjeshtë një homazh e nderim për emrin e tyre. Ndoshta, ndoshta, nesër pasnesër, kur edhe ne të jemi bërë vec emër, fëmijët tanë, nipërit e mbesat tona, ndjejnë nevojën e thirrjes së kujtimit të gjakut e dashurisë dhe e dëgjojnë këtë këngë.
Негізгі бет Фильм және анимация Përparim Koçiraj - Dritë na bëni që matanë
Пікірлер: 5