THE BEST- Çdo të shtunë dhe të dielë ora 16:00 do të risillen emisionet me momentet me të bukura dhe emocionuese të ‘Pa Gjurme’ ndër vite
Gjen nënën pas 26 vitesh, shpërthen në lot Oliver Zenuni. Nuk do ta kishte menduar kurrë, se pas kërkesës së bërë në emision për të gjetur rrënjët biologjike, ’Pa Gjurmë në Report TV ia bën ëndrrën realitet. Emocione dhe lot gëzimi kur për herë të parë i riu sheh imazhin e nënës në program. Një tjetër surprizë më e madhe ia ngre zemrën peshë, kur ’Pa Gjurmë’ i mundëson komunikimin live në telefon me Suela Bakiun, nënën që e solli në jetë më 13 shtator të vitit 1994. Ajo jeton në Australinë e largët dhe Oliveri është fëmija i saj i tretë.
Odeta Dume: Oliver kur të jeshë gati mund t’i flasësh nënës
Oliver Zenuni: Dua të di arsyen, por jo të ndjehet në faj. Fati i mirë më shpëtoi.
Oliver Zenuni: Përshëndetje
Nëna biologjike e Oliverit: Përshëndetje Oliver
Oliver Zenuni: Si jeni?
Nëna biologjike e Oliverit: Unë jam shumë mirë, uroj të takohemi shumë shpejt, të zgjidhesh të gjitha pikëpyetjet që të kanë munduar gjithë këto vite.
Oliver Zenuni përlotet në studio
Nëna biologjike e Oliverit: Nuk dua te qash
Odeta Dume: Foli nënës Oliver
Oliver Zenuni: Unë jam tip që nuk qaj, por u mblodhën të gjitha. Falenderoj nënën që më kontaktoi.
Nëna biologjike e Oliverit: Janë të kuptueshme këto emocione. Kjo ishte më e pakta që mund të bëja. Ju falenderoj shumë
Oliver Zenuni: Më bëhet qejfi që je mirë, nëse dhe ti dëshiron të ruajmë kontaktet, dua të të takoj kurdo qoftë
Nëna biologjike e Oliverit: Patjetër, në mundësinë e parë. S’do ndahemi kurrë
Oliver Zenuni: Nuk dua të të shqetësoj në jetën tënde, dua vetëm të të shoh. Tani ndjehem shumë i lehtësuar
Nëna biologjike e Oliverit: Nuk më shqetëson edhe unë jam mbytur nga emocionet dhe mezi pres takimin tonë.
#pagjurme #odetadume #reportTV
Çdo të shtunë dhe të dielë ora 16:00 do të risillen emisionet me momentet me të bukura dhe emocionuese të ‘Pa Gjurme’ ndër vite.
Ndërsam emisionin investigativ "Pa Gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte LIVE në orën 16:00 në ekranin e Report Tv.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: shqiptarja.com/ dhe www.report-tv.al/
Subscribe to "Report TV" on KZitem Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Follow Report Tv on Facebook: / reporttval
Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al
Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom
Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom
Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV
Негізгі бет ‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 26 vitesh në Australi/Oliver Zenuni i dëgjon zërin për herë të parë
Пікірлер: 61