#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
E mbetur e ve dhe me një djalë 8-vjeçar… bie pre e dhunës. Kjo është historia e 40-vjecares nga Puka e cila denoncon për dhunë bashkëshortin e saj të dytë.
Ajo rrëfen se nuk e dashuroi asnjëherë partnerin e ri ndërsa së bashku 3 vite më parë u bënë prindër të një vajze. Fati i dënoi me lindjen e parakohëshme të vajzës, e cili edhe sot e kësaj dite ka probleme shëndetësore.
I shoqi nuk e deshi kurrë, ndërsa e dhunonte edhe në sy të fëmijëve. Do të ishte djali i mitur, ai i cili do ta shpëtonte nënën e tij nga duart e njerkut dhunues.
Burgu i kryer nga ky 40-vjecar nuk ndryshoi asgjë nga sjellja e tij. Pasi doli nga qelia e burgut, Dashuria vendos ta falë sërish të shoqin, ndërsa ai nuk hoqi dorë nga dhuna asnjëherë.
Kjo gjë e detyroi 40-vjeçaren të marrë rrugët e emigrimit bashkë me dy fëmijët e mitur në vitin 2022. Ata u vendosën në azil, ndërsa një vit më pas, më 15 shtator 2023 u refuzohet kërkesa dhe rikthehen në atdhe.
Sot e vetme, nëna e dy fëmijëve kërcënohet vazhdimisht nga i shoqi i saj, e ndërsa nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse ta denoncojë në një studio televizive
Негізгі бет Ойын-сауық Pa Gjurme- E dhimbshme/I vogli qan tek varri i babait, njerku e kërcënon (25.9.23)
Пікірлер: 17