#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Rezulton e humbur prej një viti, Fitime Adili doli fshehurazi nga banesa në Tetovë, ndërsa familja prisnin miq për të darkuar. Familjarët kanë udhëtuar nga Maqedonia e Veriut duke iu drejtuar për ndihëm emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi prej mbrëmjes së 7 janarit të vitit 2020, nuk kanë asnjë informacion për të bijën. Sipas pohimit të tyre 22-vjeçarja atë mbrëmje kishte qenë në dhomën e saj, në momentin që vendos të largohej pa i thënë askujt. Ajo ndërkaq me vete mori pasaportën dhe telefonin. Ky i fundit rezultoi i fikur, që prej momentin kur ajo u largua nga banesa.
Për 22-vjeçaren ky veprim është i përsëritur, pasi në vitin 2019 ajo ka qenë larguae po nga banesa e saj për shkak të një lidhje të fshehtë dashurie që kishte për një djalë të martuar 25-vjeçar. Ky i fundit banor në një tjetër fshat po në Tetovë.
Familja nuk e kishte ditur këtë gjë, por kishte mundur ta zbulonte se e bija me këtë person kishte disa kohë që frenkuentohej, ndërsa ai kishte një tjetër familje dhe ishte babai i një djali.
Familjarët nuk dinë të thonë me siguri nëse largimi për herë të dytë i Fitimes ka të bëjë pikërisht me këtë marrëdhënie dashurie, por shqetësimi i tyre më i madh është fati i të bijës.
Kjo lidhur edhe me episodin e parë të largimit të saj, pasi në 2019 Fitimja u gjet nga i ati, e vetme në një banesë në Tetovë në gjendje tepër të rënduar pskologjike dhe fizike. Familjarët mundën ta kthenin në shtëpi, ku gjendja e saj nisi të përmirësohej pak e nga pak, me shpresën se Fitimja kishte arritur të hiqte dorë të mos kishte më kontakte me ish-të dashurin e saj.
Por gjithsesi, ai kësaj here është marr në pyetje nga policia, ndërsa në deklaratën e bërë para oficerëve nuk ka pranuar të ketë lidhje me zhdukjen e ish-të dashurës së tij.
22-vjeçarja e kishte paralajmëruar më herët largimin e saj kur shpesh ndjehej fajtore para familjarëve pse i kishte sjellë kaq shumë shqetësime.
Негізгі бет Pa Gjurme-I ndaluan dashurinë me burrin e martuar,zhduket vajza/Nëna:Me pasaportën doli nga dritarja
Пікірлер: 103