#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Hasani me Hysenin erdhën në jetë më 9 dhjetor 1963. Ata u lindën në maternitetin e Tiranës ku edhe u braktisën nga nëna e tyre Leme Hysa. Menjëherë pas braktisjes, binjakët u dërguan në shtëpinë e foshnjes po në kryeqytet ku qëndruan deri në moshën 1-vjeçare.
Fati donte që binjakët të birësoheshin brënda një fisi,ku do mbanin të njëjtin mbiemër. Hasani u birësua nga Hajdar dhe Hankushe Sinanaj nga Lapardhaja e Beratit, ndërsa Hyseni nga çifti tjetër Sinanaj, në Kuçovë.
Me vëllain u rritën bashkë edhe pse jetonin në familje të ndara. Ishin në moshën 14 vjeçare kur njerëzit i thonin se ishin vëllezër, por ato nuk e besonin edhe pse habiteshin për shkak të ngjashmërisë si dy pika ujë.
Hasani u rrit me shumë dashuri nga prindërit birësues dhe nuk do ta kishte menduar kurrë se ato nuk ishin gjaku i tij. Ishte në moshën 20-vjeçare kur Hasanit i vjen letra për ushtar, dhe aty zbulon të vërtetën. Përherë të parë, lexon emrat e prindërve biologjik Halil dhe Leme Hysa nga Dibra.
Kureshtja për ti njohur e vendosi në lëvizje dhe në moshën 27 vjeçare zbulon historinë e tij dhe të vëllait binjak.
Негізгі бет Pa Gjurme- Pas 59-vitesh Hasan Sinanaj mëson të vërtetën/Nëna iu abuzua në familje...
Пікірлер: 350