#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Letra e hapur pak javë më parë në program erdhi nga një emigrant me banim në Greqi, ku na solli jetën e dy foshnjeve të braktisura, që ditën që lindën në spital nga nëna e tyre.
Historia e binjakëve të rritur në jetimore, që për ironi të fatit u birësuan të dy brenda një fisi. Ata erdhën në jetë më 9 dhjetor të viti 1963 dhe quheshin Hasan dhe Hysen.
Të dy fëmijët, u rritën shumë pranë njëri tjetrit, Hasani u birësua në familjen Sinanaj në Lapardha të Beratit, ndërsa Hyseni nga cifti tjetër Sinanaj në Kucovë.
Fëmijët takoheshin shpesh, luanin bashkë, dhe ishin si dy pika ujë…. por pa e ditur se ishin vëllezër dhe mbi të gjitha binjakë...
Me kalimin e viteve, ata filluan të dyshonin për ngjashmërinë që kishin, dhe këtë të vërtetë e zbuluan vonë. Por fati nuk deshi të qëndronin bashkë dhe pse prindërit biologjik nuk i njohën kurrë, pasi njëri nga vëllezrit Hyseni u largua përgjithmonë para 4 viteve…..Ai ndërroi jetë nga një akisdent i rëndë në Durrës.
I mbetur vetëm pas vdekjes së binjakut, dëshira e madhe e Hasanit për të njohur familjen e tij biologjike ishte e madhe. Ndaj nisi kërkimet për të zbuluar rrënjët bilogjike. Në një dokument, ai lexon për herë të parë emrat e prindërve të tij bilogjik, ku mëson historinë e dhimbshme të familjes së tij.
Sot, ai është bërë baba i 4 fëmijëve dhe gjysh i 11 nipërve dhe mbesave, por pengu për të njohur rrënjët biologjike e mundon çdo ditë e më shumë.
Негізгі бет Ойын-сауық Pa Gjurme- Prindërit i divorcohen nga xhelozia, nëna e braktis së bashku me tre të tjerët (26.6.23)
Пікірлер: 28