Segmenti i parë i Korridorit Blu, Thumanë-Kashar u inagurua ditën e diel dhe tashmë është në përdorim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaron në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan si do të funksionojë pagesa për këtë aks rrugor, njëkohësisht edhe për rrugë të tjera që do të zbatohet ky sistem.
Për Thumanë-Kashar pagesa do të jetë 210 lekë, por do të funksionojë edhe rruga dytësore ashtu si edhe për akset e tjera ku nuk do të aplikohet shuma e caktuar.
Belinda Balluku: Kemi marrë një vendim, kur nisëm pikërisht këtë rrugë të parë sepse kjo është rruga e parë që është përdorur instrumenti i pas rikoncensionit, kur nisëm këtë rrugë, ka qenë një negociatë e gjatë, e gjithë negociata është bazar mbi një fakt të vetëm fillestar dhe të patolerueshëm që çdo koncension i cili do të ngrihet në Reupublikën e Shqipërisë me pagesë, duhet të ketë si shoqëruese rrugën dytësore. Pra çdo koncension, të gjitha segmentet e tjera si dhe ky shoqërohet me rrugët dytësore. Jo thjesht ato rrugë që jemi mësuar t’i quajmë lidhëse për komunitetin majtas dhe djathtas, por rrugë dytësore, që t’i jepet e drejta çdo drejtuesi automjeti të zgjedhë, të paguajë para në një rrugë shpejtësie të kategorisë A me 130 km/h apo kushte sigurie shumë të larta, apo të ndjekë një rrugë kombëtare që zakonisht janë të kategorisë C që do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Aldo: Rruga dytësore është pa pagesë?
Belinda Balluku: Rruga dytësore është pa pagesë dhe është zgjedhje e plotë e qytetarëve. Ka njerëz që duan të ecin avash se nuk do të ketë më të njëjtin trafik edhe rruga dytësore sepse shumica e automjeteve edhe për shkak se çmimi është shumë i volitshëm, ky segment do të jetë 2.1 euro ose ndryshe 2100 lekë të vjetra.
Aldo: Për çdo lloj makine?
Belinda Balluku: Ka një kategorizim, ne po flasim për automjetet private ndërkohë sigurisht kamionët, automjetet e rënda që krijojnë një impakt tjetër në rrugë, pra amortizimi që i krijojnë automjetet e rënda është shumë i madh, do të kenë një çmim tjetër.
#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{
#belindaballuku
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Негізгі бет Ойын-сауық Pagesa në aksin e ri Thumanë-Kashar, Balluku: Automjetet mund të përdorin edhe rrugën dytësore falas
Пікірлер: 5