Panairi i Shkencës dhe Teknologjisë zhvillohet çdo vit në Gjimnazin "Muharrem Çollaku". Në të marrin pjesë të gjithë nxënësit të përkushtuar pas lëndëve shkencore dhe teknologjisë. Ata konkretizojnë idetë e tyre duke ndërtuar në kushtet e shtëpisë makete, instalacione dhe eksperimente që konkretizojnë temat mësimore.
Të gjitha punimet paraqiten para gjithë nxënësve, mësuesve dhe Komisionit të Vlerësimit në shkollë në Ditën e Panairit që zakonisht përkon me Festën e Mësuesit. Komisioni bën vlerësimet dhe shpërndan çmimet për punimet më të mira.
Për vitin 2021, në kushtet e pandemisë Covid 19, ky konkurim u zhvillua online.
Негізгі бет Panairi i Shkences dhe Teknologjise 2021. Gjimnazi Muharrem Çollaku.
Пікірлер