Modelja e njohur Heidi Lushtaku e cila prej vitesh jeton në Zvicër me familjen, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Heidi për herë të parë ka folur për jetën e saj private, ikjen nga Kosova gjatë luftës dhe sakrificat që ajo dhe familja kanë përballur gjatë asaj periudhe.
Heidi Lushtaku: Gjatë luftës së Kosovës kam qenë vetëm 6 vjeç. Është një pjesë që unë kurrë nuk kam folur në jetën time se si kam shkuar në Zvicër, çfarë ka ndodhur apo si ia kemi filluar me familjen time. Baba im ka jetuar dhe punuar në Gjermani për shumë vite. Normal kam pasur për të lindur në Gjermani, por ai u kthye prapë në Kosovë dhe u bë lufta. Në atë moment kemi pasur shumë fat sepse 1 javë para se të bëhej lufta apo disa ditë para se të mbylleshin kufijtë ne ikëm. Kufijtë i kemi kaluar gjithmonë në këmbë, ka qenë një rrugë shumë e gjatë.
Rudina Magjistari: Udhëtimi i gjithi në këmbë?
Heidi Lushtaku: Po, është hera e parë që kam lot në televizor, gjithë këto vite nuk më ka ndodhur kurrë në jetë.
Rudina Magjistari: Janë kujtime që të kujtojnë një kohë të vështirë, por që ka ndryshuar jetën tuaj praktikisht.
Heidi Lushtaku: E kanë ndryshuar jetën time. Nëse nuk do kishim ikur nuk e di se çfarë do kishte ndodhur me ne. Edhe me mbiemrin tonë i kanë vrarë burrat shumë shpejt, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur, ndoshta do isha këtu. Kur vajta në Zvicër, në shkollë më hoqën prej kursit të historisë sepse gjithmonë historia në shkollë që mësonim ishte për luftën e për mos të më traumatizuar më shumë, më viktimizonin shumë. Unë nuk kuptoja, thoja jam gjallë, kam ecur shumë. Unë e ndjej veten shumë krenare, me familjen time kemi qenë refugjatë politik dhe ia kemi filluar prej fillimit.
Modelja gjithashtu ka treguar se kur kanë mbërritur në Zvicër kishin shumë frike se shteti i kthente në Kosovë, shtëpia e tyre ishte djegur dhe ndodheshin në një gjendje të vështirë. Por të gjithë ata arritën t’ja dilnin dhe të krijonin një jetesë të mirë. /tvklan.al
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
Негізгі бет Perlotet modelja, kujton largimin nga Kosova para luftes: Kemi kaluar kufijt ne kembe
Пікірлер: 1